Xhudistja Loriana Kuka ia ka siguruar Kosovës medaljen e tretë në Lojërat Evropiane në Minsk.
Pas të artës së Majlinda Kelmendit dhe të argjendtës së Nora Gjakovës, Kuka ia ka sjellë Kosovës një medalje të bronztë.
Ajo arriti të fitojë të bronztën në kategorinë deri 78 kilogramë duke mposhtur gjermanen Luise Malzahn.
Kuka fitoi me ippon në sekondat e fundit të përballjes.