Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian U23 të xhudos, që po mbahet në Hungari.
Xhudistja kosovare triumfoi në kategorinë deri 78 kilogramë duke e mposhtur në finale gjermanen Christina Faber.
Në këtë kampionat Kosova fitoi edhe një tjetër të artë. Pos Kukës, të artën Kosovës ia solli edhe Akil Gjakova që triumfoi të shtunën.






