Momente frikë ka pasur për disa minuta në stadiumin “Fadil Vokrri”, si pasojë e një lëndimi mjaft serioz të Valmir Veliut.
Futbollisti i Llapit pësoi një tronditje nga përplasja me Diar Myftarajn dhe nxiti frikë te lojtarët, stafi dhe gjithë tifozët.
U nevojit ndërhyrja e stafit mjekësor emergjent për t’ia dhënë ndihmën e parë lojtarit mysafir.
Fillimisht, ai e kishte humbur vetëdijen dhe është intervenuar me oksigjen dhe më pas i është kthyer vetëdija pas ndihmës mjekësore.
Në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” hyri edhe autoambulanca, me të cilën më pas Veliu u transportua drejt emergjencës.
Në ndërkohë, nga informatat e para, bëhet e ditur se gjendja e futbollistit është e qëndrueshme.