Lokale - eSIMy

Një numër i lojtarëve të Manchester Unitedit raportohet se janë të pakënaqur me sjelljet e menaxherit të tyre, Jose Mourinho.

Tensionet mes Mourinhos dhe transferimit rekord të klubit, Paul Pogba, tashmë janë dokumentuara me video dhe me vendimin e portugezit që t’ia marrë shiritin e kapitenit.

Sipas ESPN, një numër lojtarët janë të pakënaqur me mënyrën se si ka vepruar Mourinho prej fillimit të këtij sezoni.

Në këtë raport, ESPN shkruan se situata është përkeqësuar edhe më shumë kur pohoi se Unitedi ishte në probleme gjatë penaltive kur është dashur të gjuajnë Eric Bailly dhe Phil Johnes.