Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, gjatë ditës së sotme ka takuar Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, me të cilin diskutuan për zhvillimet ekonomike dhe investimet amerikane në Kosovë
“Gjatë takimit, ndër të tjera, u bisedua për reformat e ndërmarra ekonomike dhe politike nga Qeveria e Kosovës si dhe për projektet madhore në vend”.
“Gjithashtu u rikonfirmua gatishmëria dhe nevoja e intensifikimin të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”.
“Palmer më shprehu përkrahjen e pa rezervë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe në procesin e integrimit euro atlantik të Kosovës”.






