Inspektorati i Komunës së Podujevës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot kanë zhvilluar një aksion në sheshin e qytetit, raporton Llapi.info.

Siç ka mësuar Llapi.info, Inspektorati dhe Policia kanë larguar disa shitës ambulantë (cigare, orë-ndreqës etj), nga sheshi.

Burime të Llapi.info kanë bërë të ditur se pjesëtarët e Policisë kanë hasur në rezistencë nga këta shitës, këta të fundit që kundërshtonin një gjë të tillë.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar…/Llapi.info