Albion Miftari me prejardhje nga Podujeva po shkëlqen me paraqitjet e tij futbollistike në turneun Izmir Cup në Turqi, shkruan Llapi.info.

11 vjeçari i cili është në pronësi të klubit KF Llapi por që po merr pjesë në këto gara në Turqi ka shënuar sot gol edhe ndaj ekipit serb FC Dandy , përballje kjo e cila u fitua me rezultat 2- 0 nga djelmoshat e grupmoshës U- 12 të “El Clasicos” nga Vushtrria.

Pas kësaj fitoreje djelmoshat kanë pozuar me dy gishtërinjtë, duke treguar festën e madhe që bënë pas kësaj fitoreje.

“El Clasico” bën pjesë në grupin A, dhe pas tri ndeshjeve kanë tubuar gjashtë pikë. Ata humbën 2:0 nga Goztepe e Turqisë, kurse mposhtën 1:0, Basaksehirin.

Mysafirë nderi në këto përballje ishte edhe përzgjedhësi i Turqisë, Fatih terim dhe trajneri i Galatasarayt, Jan Rikernik.