Drejtori i Agjencionit për Akreditim, Naim Gashi, ka njoftuar sot se Kosova është pranuar me të drejta të plota në ENQA.
Ai në një video adresim ka shpjeguar pse kjo është një arritje shumë e madhe për sektorin e Arsimit në Kosovë.
Njoftimi i plotë;
🎉 Kosova, anëtare me të drejta të plota në EQAR! 🇽🇰🇪🇺
Me krenari ndajmë lajmin historik: Kosova është pranuar zyrtarisht në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) – duke u bërë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që arrin këtë status prestigjioz!
Kjo arritje e jashtëzakonshme vërteton përkushtimin e Kosovës për arsim cilësor dhe standarde evropiane.
Diplomat tona tashmë bartin vulën e cilësisë evropiane, duke hapur dyert e së ardhmes për studentët tanë.
Faleminderit të gjithëve që kontribuuan në këtë sukses kombëtar! 🇽🇰
#EQAR #Kosova #ArsimiCilësor #AKA #EuropeanStandards
https://www.facebook.com/share/v/16fLikgTpe/?