Një mosmarrëveshje për ndarjen e pasurisë brenda një familjeje në Podujevë ka përfunduar me arrestimin e një 37-vjeçari, i cili dyshohet se ka kanosur nënën e tij dhe ka dëmtuar inventarin e lokalit familjar.
Rasti është raportuar në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, rreth orës 03:09, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë.
Sipas Policisë, viktima ka deklaruar se djali i saj fillimisht e ka kanosur, e më pas ka thyer disa gjësende në lokalin e tyre familjar. Ajo ka pohuar se raste të tilla kanë ndodhur edhe më herët, ndërsa konfliktet dyshohet se lidhen me kërkesat për ndarjen e pasurisë familjare.
I dyshuari, gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ka mohuar kanosjen ndaj nënës së tij, por ka pranuar se ka dëmtuar disa sende në lokal.
Pas përfundimit të procedurave policore, viktima është kthyer me vullnetin e saj në banesë.
Me vendim të Prokurorisë, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”






