Një qytetar nga Komuna e Podujevës dje ka gjetur një kuletë me para në lagjen Veternik të Prishtinës, shkruan Llapi.info.
Shpëtim Sinani e ka gjetur pronarin përmes rrjeteve sociale, ndërkohë që sot ia ka dorëzuar atë.
Në kuletën e humbur shihet se ka qenë një shumë e konsiderueshme parash, të cilët më pas i janë kthyer pronarit.
Duhet theksuar se shumë qytetarë në Podujevë gjërat me vlerë që gjejnë i kthejnë tek pronarët, ose i dorëzojnë ato në Polici. Ditë më parë, spikati rasti kur dy nxënës llapjanë dorëzuan në Polici kuletën e gjetur në një rrugë të qytetit./Llapi.info
‘VIDEO MUND TA SHIKONI DUKE KLIKUAR KETU







