Telefonata të tilla pranon shumë shpesh. Në këtë formë, Patriot Rudari nga fshati Shajkoc i Podujevës po i mban kontaktet me kushërinjtë në shtetin turk, shkruan Llapi.info.

Këta të fundit lanë Shajkocin dhe u shpërngulen në Anadol në vitin 1913. Deri tek kontakti me të parët erdhi pasi Rudari gjeti një fotografi të vitit 1958, kur disa nga ta erdhën në fshatin Shajkoc.

“Kur ka qenë Mehmet Jakolli këtu në Shajkoc në vitin 1958, ka thënë se kanë shkuar në Tokat. Përmes qytetit Tokat edhe përmes “Facebook-ut”, kemi rënë në kontakt”, është shprehur Rudari për tëvë1.

Pas gati një shekulli, në fshati Shajkoc u kthyen edhe një herë familja Jakolli, tash me mbiemrin Yildririm./tëvë1/Llapi.info/

Më poshtë kronika: