Lokale - eSIMy

Shkoi si kadet për t’u rikthyer si instruktor.

Këtë detyrë do ta ketë oficeri i FSK-së, Ismail Hoxha në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar, prej javës së ardhshme.

Atij i ishte lënë të kuptojë se një ofertë të tillë mund ta pranojë në të ardhmen, katër vite më parë, kur po në të njëjtin institucion, kishte përfunduar shkollimin për oficer.