Lokale - eSIMy

Javë më parë, Qeveria e Kosovës, hapi një fond publik për dhurimin e mjeteve nga qytetarët e vendit, për fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës, pas ndezjes së luftës Ukrainë-Rusi, raporton Llapi.info.

Me t’u bërë publik ky vendim, vërshuan qytetarë nga e gjithë Kosova për të dhënë kontributin e tyre – përfshirë edhe ata që jetojnë në diasporë.

Shumë banorë të Podujevës, publikuan në rrjete sociale shumat e dhuruara nga ta për këtë fond.

Veçmas ata nga diaspora. Dhjetëra llapjanë që jetojnë në diasporë, dhuruan mijëra euro për këtë fund; ndër ta Faton Blakqori dhe Nexhmi Zeqiri – secili prej tyre i dhanë nga 10 mijë euro.

Kësaj iniciative iu bashkuan deputetë, këngëtarë dhe artistë nga Podujeva, duke e bërë ndër rajonet me më shumti vullnet dhe iniciativë për të kontribuar në fondin për fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ditëve në vijim pritet që Qeveria të bëjë publike edhe shumën totale që u dhanë për këtë fond, teksa, pritet që me ato para të blihen mjete ushtarake për FSK-në./ Llapi.info