Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Këtë vizitë Osmani e ka realizuar  në kuadër të Takimit të Kulturës “Kadri Kadriu” 2020, në Podujevë.

Por, përveç kësaj, Osmani ka vizituar edhe disa pjesë tjera të kësaj komune. E ajo që ka rënë në sy gjatë kësaj vizite ka qenë mikpritja që i është në disa lokale të Podujevës.

Në pamjet e siguruara nga Llapi.info, shihet Osmani teksa hip mbi tepihun e kuq, afër disa lokaleve në Podujevë.

Ndryshe, Osmani gjatë vizitës në Podujevë është takuar me kryetarin e kësaj komune Shpejtim Bulliqi, të cilit tha se i urojë detyrën dhe tha se ka shumë sfida para vetës.

“Kam ardhur në radhë të parë ta ti urojë shumë suksese z.Bulliqit, i cili ka shumë sfida para vetës, normalisht edhe kryetarët  tjerë. Shpresojë shumë që të ndërtojmë një bashkëpunim të sinqertë, në interes të qytetarëve. Komunat kanë nevojë për përkrahje nga niveli qendror për të realizuar projektet e tyre, pra diskutimi ishte në suazën e mënyrës së këtij bashkëpunimit në ardhmen”, është shprehur Osmani./Llapi.info