Skuadra e Llapit ka mbyllur sezonin vjeshtor në Superligë me futboll, me fitoren ndaj Feronikelit me rezultatin 3:2 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Megjithëse Llapi nuk e nisi stinorin e ri mirë, e mbylli me disa fitore që e larguan nga zona e rrezikshme ku ishte për disa javë, shkruan GazetaBlic Sport.
Me të përfunduar sezoni vjeshtor, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina potencoi se Llapi është komponuar dhe në sezonin pranveror do të jetë komplet ndryshe.
GazetaBlic Sport mëson se Batatina ka filluar menjëherë me transferime, për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën e tij për pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi i Llapit ka arritur marrëveshje me futbollistin e KEK-ut, Ilir Krasniqi.
Krasniqi në të kaluarën ka qenë pjesë e Fushë Kosovës dhe gjithashtu ka qenë i grumbulluar në ekipin kombëtar të Kosovës U-19.
Krasniqi luan si mesfushor dhe nga sezoni pranveror do të jetë pjesë e KF Llapit.
Kjo nënkupton që Llapi është fokusuar në afrimin e talentëve në mesin e tyre.
Zyrtarizimi i tij do të bëhet në të ardhmen e afërt.






