Lokale - eSIMy

Skuadra nga “Zahir Pajaziti” ka arritur të triumfojë edhe në Super-Kupën e Kosovës në futboll, duke deklasuar Prishtinën me rezultat 3-1, raporton Llapi.info.

Golat për mysafirët i shënuan Festim Alidema 2x dhe Valmir Veliu, kurse të vetmin për kryeqytetasit e shënoi Otto John.

Pas këtij triumfi, tifozë të shumtë llapjanë kanë nisur festën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky është trofeu i parë i këtij soji dhe i dyti në përgjithësi këtë vit për Llapin e Tahir Batatinës./Llapi.info