Që nga nesër duke filluar nga ora 17:00 skuadra e Llapit do të fillojë përgatitjet për sezonin e ri të Superligës së Kosovës, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga faqja zyrtare e “KF-Llapi”, shkruan Llapi.info.
Po ashtu në njoftim thuhet se me këtë rast do të bëhet edhe tubimi i parë i futbollistëve dhe shtabit teknik ku do të prezantohen transferet e reja dhe pjesa e mbetur e ekipit që do të jenë pjesëmarrës të klubit për sezonin e ardhshëm./Llapi.info.
Postimi i plotë:
“Të shtunën më 1 korrik nga ora 17.00 skuadra e Llapit do filloj përgaditjet për sezonin e ri.
Podujevë, 30 qershor, 2017 – Sot është bërë publike data e fillimit të përgaditjeve të Llapit për sezonin e ri të Superligës së Kosovës në futboll. Nga ora 17.00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës do bëhet tubimi i parë me futbollistët dhe shtabin teknik ku do prezentohen para kryesisë, transferet e reja dhe pjesa e mbetur e ekipit që do jenë pjesë e klubit për sezonin e ardhshëm.”