Pas Altin Merlakut e Muhamet Hysenit, skuadra llapjane nënshkruan edhe me sulmuesin Festim Alidema, njofton Llapi.info

Ky transfer është bërë i ditur nga trajneri i KF Llapit Tahir Batatina ku përmes një postimi në facebook, ka falënderuar Festimin për besimin në kryesin e Llapit.

“Është knaqsi kur talentat i besojn punës time profesionale dhe zhvillimin e tyre në nivelin më të lart sportiv…Faleminderit shumë familjes Alidemaj për besimin në mua dhe Kryesin e llapit .Festimi refuzojë shumë skuadra për tu bashku me mua dhe Llapin⚪️???URIME FESTIM” thuhet në postimin e Batatinës.

Kujtojmë se sulmuesi Festim Alidema, shkëlqeu gjatë stinorit vjeshtor me Vllazninë e Pozheranit në kampionatin e Superligës/Llapi.info