Lokale - eSIMy

Llapi ka arritur të shënojë fitore xhiron e parë në garën për Kupën e Kosovës, duke mposhtur Onixin me rezultat 4-2, raporton Llapi.info.

Ekipi nga Podujeva e nisi mjaft mirë ndeshjen, ndërkohë Sava Gradasevic realizoi gol qysh në minutën e 19’ të ndeshjes.

Nëntë minuta më vonë, Onixi realizoi nëpërmjet kundërsulmit për t’i barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 28’.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.

Në pjesën e dytë u shënuan katër gola. Fillimisht vendasit për 2-1, por që llapjanët rikthyen  epërsinë në 4-2 për të shënuar kështu fitoren dhe kalimin në fazën e dytë të Kupës së Kosovës./Llapi.info