Llapi dhe Vllaznia, takohen të dielën e 29 tetorit në kuadër të Superligës, ndeshje kjo që i takon javës së 13-të, njofton Llapi.info

Ndeshja nis nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, ku skuadrës llapjane i duhet domosdo fitorja që të kryesojë si lider në Superligë.Kjo pasi që Prishtina ka fituar derbin ndaj Flamurtarit 3-1 dhe kështu ka rrëmbyer pozitën e parë me dy pikë më shumë se Llapi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kujtojmë se ndeshjen e parë Llapi ka realizuar fitore minimale 0-1 ndaj Vllaznisë në Gjilan/Llapi.info