Screenshot
Lokale - eSIMy

Një person është gjetur i vdekur sonte në lagjen Havolli në Llapashticë të Epërme.

10 plumba dyshohet se iu dhanë një të riu nga fshati Gllamnik me emrin Bashkim Spahiu.

Llapi Info merr vesh se i dyshuari është i riu A.Havolli.

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Sinjalin se viktima, një mashkull, është gjetur pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.