Portali lokal në Podujevë, “Llapi.info”, po vazhdon të jetë në mesin e medieve më të lexuara dhe me aktivitetin e madh në Kosovë.
Në matjet e fundit, portali Llapi.info është radhitur në vendin e 35 nga të gjitha mediet tjera të nivelit qendror dhe lokal për muajin shtator.
Me afro 60 mijë ndjekës, Llapi.info po garon me medie tjera që kanë qindra mijëra ndjekës.
Këto matje i ka bërë eksperti i medieve elektronike, Valon Kerolli.
Portali Llapi.info ka nisur punën në vitin 2015. Që nga atëherë, Llapi.info është vlerësuar për punë korrekte, për çka edhe është shpërblyer nga organet e sigurisë, e shoqëri civile.
Për këto vite, portali Llapi.info ka ndjekur me fokus ngjarjet në Podujevë, por pa i anashkaluar edhe ato qendrore, në rajon dhe botë.







