Llapi ka regjistruar sot fitoren e parë në këtë kampionat, duke trimfuar në shtëpi ndaj Arbërisë, raporton Llapi.info.

Llapjanët e nisën mirë ndeshjen, ku në minutën e 11′, katër here futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella realizoi nga pika e bardhë, për t’i dhënë epërsinë e parë ekipit nga Podujeva.

Me rezultat 1-0 në të mirë të nikoqirëve u mbyll pjesa e parë në “Zahir Pajaziti”.

Skuadra e Tahir Batatinës me të nisur pjesa e dytë ngriti shifrat në 2-0, me anë të sulmuesit Ahmed Januzit.

Deri në fund të ndeshjes, skuadrat patën disa raste shënimi, por që epilogu përfundimtar mbeti 2-0 në të mirë të vendasve.

Me këtë fitore, Llapi arrin në kuotën e pesë pikëve dhe radhitet në pozitën e parafundit, ndërkohë që Arbëria ka 11 sosh në vendin e katërt./Llapi.info