Llapi është mposhtur nga Ballkani në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Kosovës në futboll, me rezultat minimal 1-0, raporton Llapi.info.

Pjesa e parë “Titanic Belek Futbol Center” të Turqisë, u mbyll pa gola, ndërkohë që llapjanët kanë qenë me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 29’, pasi Bekim Maliqi u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, Ballkani shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë, duke realizuar gol në minutën e 63’. Ishte Lumbardh Devolla që zhbllokoi rezultatin në 1-0.

Përkundër përpjekjeve, Llapi nuk arriti të barazonte rezultatin, duke bërë kështu që Ballkani të triumfoi në finalen e Superkupës së Kosovës.

Llapi në këtë finale ka qenë si fitues i Kupës së Kosovës, ndërsa Ballkani kampion në fuqi./Llapi.info