Lokale - eSIMy

Trepça ’89 ka fituar ndaj Llapit 2-0 duke i eliminuar llapjanët në rrethin e dytë të kupës së Kosovës, njofton Llapi.info

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, triumfuan vendasit, duke realizuar gol qysh në minutën e 18-të me anë të Djibril Diëara.

Vendasit nuk u ndalen me kaq derisa Orges Gava pas një aksioni qëlloi traversën në minutën e 38-të.

Me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, llapjanët provuan me anë të sulmuesit Festim Alidema dhe Arbnor Ramadanit, por që nuk u konkretizuan me gol.

Në minutën e 80-të Llapi mbeti me një lojtar më pak, pasi që Hamdi Namani pas dy të verdhë u dërgua jashtë.

Krejt në fund të ndeshjes, Trepça ’89 shënoi edhe golin e dytë, kështu duke eliminuar Llapin në rrethin e dytë të kupës./Llapi.info