Lokale - eSIMy

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar çështjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinë

Lladrovci ka thënë se është ndierë mirë kur Kosova i vuri taksë Serbisë, ashtu siç i erdhi mirë kur Donald Trump kishte vendosur taksë ndaj Kinës

“Qytetarët duhet ta mendojnë mirë para se të blejnë, duhet ta dinë nga vjen malli që konsumojnë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Postimi i plotë:

Kur Trampi i vuri taksë Kinës, më pati ardhë mirë…i vuri fre invazionit të prodhimeve kineze dhe mentalitetit të konsumit të gjërave të lira. Por, Kina ka gjetur shteg tjetër dhe eksportet nuk po i ndal, përkundrazi, ka zgjerim deri në Ballkan e tutje në Evropë.

Kur ne i vumë taksë Serbisë, u gëzova edhe më shumë, me të njëjtat motive si në rastin e vendimit të Trampit, edhe pse me sasi qindra herë më të vogla dollarësh, por, vendi im, mori vendim.

Qytetarët duhet ta mendojnë mirë para se të blejnë, duhet ta dinë nga vjen malli që konsumojnë.

Liderët njihen nga vendimmarrja, në rastet e krizës por edhe të kohës së “paqes”. Vështirë të na njoh Serbia, por edhe ma vështirë kush që han produkte nga shteti që i pengon ekzistenca jonë!

Zgjate Zot!