Lokale - eSIMy

Kreu i Drenasit nuk ka dashur të komentoj vendimet e qeverisë Kurti për shkarkime dhe anulimin e konkursit të noterisë, vendim ky që ka prekur edhe bashkëshorten e Lladrovcit e cila kishte kaluar me pikët maksimale konkursin e noterisë qe dje u anulua dhe u kthye në pikën zero nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Lladrovci në nje intervistë për Kosova Post ka thënë se tek pas 100 ditë( derisa fillimisht ka thënë 100 vjet duke e ngatërruar me 100 ditë) pune të qeverisë Kurti mund të jap vlerësimin për punën e bërë, ndërsa per bashkëshorten e tij thotë se do ndjek rruget ligjore kundrejt ketij vendimi.

‘Unë e kam bërë një deklaratë më heret dhe pa i bërë 100 vjet nuk deklarohem për asnjë veprim të tyre. Kur të bohen 100 ditë unë pastaj do të flas. Vetëm pas 100 ditësh flas për punën e tyre. Ndërsa bashkëshortja ime do të marr gjitha rrugët ligjore ndaj vendimit që ka marrë ministrja Albulena Haxhiu’, ka deklaruar Lladrovci për Kosova Post.

100 ditë apo 100 vjet të qeverisë Kurti sipas Lladrovcit

Sipas Ramiz Lladrovcit, 100 #vjet apo 100 #ditë të qeverisë #Kurti

Gepostet von Kosovapost.net am Freitag, 21. Februar 2020