Liverpooli mund t’i japë fund ecurisë së sezoneve pa trofe në mënyrë spektakolare këtë vit, pasi që është afër triumfit edhe në Ligën e Kampionëve, dhe në Premierligë. Duke shpresuar që një gjë e tillë do të ndodhë, Liverpooli tashmë ka planifikuar parada.
Skuadra e Jurgen Kloppit arriti të kualifikohet në mënyrë dramatike në finale të Ligës së Kampionëve, duke e përmbysur rezultatin nga disfata 3:0 në ndeshjen e parë në fitore 4:0 në ndeshjen kthyese kundër Barcelonës, transmeton Gazeta Express.
Golat e shënuara nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum e ndihmuan Liverpoolit ta sigurojnë vendin në finale, që do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin e Atletico Madridit, me rezultat të përgjithshëm 4:3.
Megjithatë, Liverpooli s’do ta ketë të lehtë të triumfojë në finale, pasi që aty do të përballet me Tottenhamit, në finalen e parë angleze që nga viti 2008. Tottenhami e siguroi vendin në finale në mënyrë po aq dramatike sa Liverpooli.
Ende ka edhe disa javë kohë deri në ndeshjen e finales, mirëpo deri më atëherë ata do të duhet të përqendrohen në Premierligë, ku kanë mbetur vetëm edhe 90 minuta lojë deri në fund të sezonit.
Manchester City e kryeson garën për titullin e Premierligës, me vetëm një pikë më shumë sesa Liverpooli. Tifozët e “The Reds” shpresojnë që “Citizens” do të gabojnë në ndeshjen e fundit, që zhvillohet këtë të diele, në mënyrë që ata ta rrëmbejnë trofeun e Premierligës.
Përkundër që Liverpooli s’e ka të sigurt asnjërën prej këtyre dy trofeve, Liverpool Echo raporton se klubi tashmë ka filluar të bëjë përgatitjet për parade të fitores. Madje, ata janë marrë vesh edhe me Këshillin e Qytetit.
Parada për Premierligë do të zhvillohet më 13 maj, nëse Liverpooli e fiton titullin, ndërsa ajo e Ligës së Kampionëve më 2 qershor.
Rruga që do të përshkruante autobusi i skuadrës së Liverpoolit mund të shihet më poshtë: