Liverpooli ka përjashtuar veten nga gara për transferimin e mesfushorin të Barcelonës, Philippe Coutinho.
Ish ylli i Reds është futur në listën e largimeve këtë javë pasi Barcelona kërkon të rris fondin e transferimeve me shitjet e lojtarëve.
Sipas gazetës spanjolle Marca, një mori klubesh përfshirë Liverpoolin kanë qenë të lidhur me blerjen e fantazistit brazilian.
Por, kampioni në fuqi i Evropës tani nuk janë të interesuar në ri-nënshkrimin e Coutinhos.
27-vjeçari u transferua për 142 milionë funte në Spanjë në vitin 2018, por pati një sezon të vështirë me fituesit e La Ligës .
Ai gjeti formën e tij të për Brazilin të premten mbrëma, duke shënuar dy gola në fitoren ndaj Bolivisë në Copa America.