Siç ka raportuar edhe më parë Llapi.info, pas publikimit të listave për Zonës Operative të Llapit, njëri prej atyre që ka qenë më i zëshmi është bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti.

Ajeti në mesin e shumë akuzave, kishte involvuar drejtpërdrejt edhe ish-Ministrin e FSK-së Agim Çekun njëherësh Kryetar Komisioni, se ka qenë ai që ka bërë thirrje se kush i ka nga 3 mijë euro mund të fitojë çfarëdo statusi, duke përfshirë edhe atë të veteranit.

Ai ka thënë se ka fakte që ka nga ata që s’kanë qenë kurrë në luftë dhe kanë marrë status veterani. Ajeti ditët e fundit kishte paralajmëruar se dikush ka për të shkuar në burg për listat e fryra.

Por nga gjitha këto akuza, më në fund Prokurorisë së Shtetit i “doli gjumi”. Avni Ajeti në një shkrim të tij në Facebook ka njoftuar se është ftuar nga Prokuroria dhe është intervistuar nga një prokuror për dëshmitë që pretendon Ajeti se i ka për listat e fryra.

Ai përmes rrjetit të tij social ju bën thirrje të gjithë atyre që kanë aplikuar për status të veteranit pa qenë hiç pjesë e UÇK-së t’i tërheqin aplikacionet e tyre, sepse sipas tij ushtarët e Zonës së Llapit i kanë të gjitha informacionet se kush ka qenë pjesë e UÇK-së e kush nuk ka qenë, raporton Llapi.info.

Lexojeni të plotë shkrimin e Ajetit në Facebook:

“Te nderuar qytetarë ,pas nje ftese qe pata sot nga prokuroria e shteti dhe nje intreviste nga prokurori , ju baj thirrje te gjithe atyre qe kan munduar te futen ne listen e veteranve , pa qen fare ne Ushtrin Çlirimtare te Kosoves , qe t i terheqin aplikacjone .Sepse ne ushtaret e zollit i kem te gjitha informacjonet per ata te cilet kan tentuar qe ne forma te ndryshme te kamuflojn nepermes antarve te komisjonit te bejne deshmi te rrejshme neve si keshillë mbrenda ksaj jave do ti ofrojm te gjith emrat te cilet jan futur ne mnyrë falce ne listat e publikuara nga komisjoni”. /Llapi.info/