Ministria e Mbrojtjes ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) që kanë kaluar në fazën tjetër të testimeve atë të ekzaminimeve mjekësore.
Sipas tyre, për daten dhe vendin e testimeve në ekzaminimet mjekësore do të njoftoheni me një njoftim tjetër.
Listën e plotë mund ta shikoni përmes këtij linku.
Procesi i rekrutimit për 400 rekrutët e rinj është iniciuar nga Komandanti i FSK-së me datë 5 gusht 2020, ndërsa kërkesa për planin e rekrutimit për vitin 2020-21 është miratuar nga Ministri i Mbrojtjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Konkursi publik ka qenë i shpallur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020.
BIRN ka monitoruar dhe ka marrë pjesë direkte në të gjitha fazat e testimit (përmes video-incizimeve ndërkaq pas secilës fazë ka hartuar raportet vlerësuese).






