Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka bërë publike listën preliminare të përfituesve të Thirrjes Individuale për organizimin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe artistike për vitin 2025.

Kjo listë përfshin projektet që janë vlerësuar pozitivisht nga Komisioni Vlerësues dhe që pritet të marrin mbështetje financiare për realizimin e tyre në territorin e Podujevës.

Megjithatë, komuna ka bërë të ditur se kjo është lista perliminare dhe jo përfundimtare. Të gjithë aplikantët që nuk janë përfshirë ose që kanë pakënaqësi me vlerësimin kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Komisionit të Ankesave brenda 5 ditëve pune, nga 31 korrik 2025deri më 06 gusht 2025.

Lista e plotë e emrave dhe projekteve mund të shihet në dokumentin zyrtar të komunës.

Më poshtë lista e 12 përfituesve: