Fitim Doda, njëri prej të dyshuarve kryesor për vrasjen në tentativë të ndodhur në Kolovicë, dyshohet se është liruar nga paraburgimi.
Doda së bashku me mikun e tij, Arijan Sjarinën, ishin akuzuar për vrasjen në tentativë, ndërsa ishin vënë në pranga nga Policia e Kosovës pas disa javësh në arrati.
Ndaj Dodës e Sjarinës ishte caktuar masa e paraburgimit për një muaj, por e njëjta masë nuk ka vazhduar më tej.
Doda, i njohur si “Cuci”, është parë në liri vetëm një muaj pas përfundimit të masës së paraburgimit.
Ai është parë nën shoqërinë e Remzi Beqirit të njohur si “Remi” në njërën prej kafiterive të njohura të kryeqytetit, sipas një fotografie të siguruar nga Paparaci.