Musli Rexhepi, i cili akuzohet se tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një mbledhje në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, është deklaruar i pafajshëm në seancën dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ketë e ka bëre të ditur avokati i tij, Tomë Gashi.

Ai përmes rrjetit të tij social, Facebook, shkroi se propozimi i prokurorit Blerim Igrishta për caktim te paraburgimit është refuzuar.

Ndër të tjerash Gashi theksojë se shkollat duhet ë hapen.

Postimi i tij i plotë:

“Zotni Musli Rexhepi LIROHET

Propozimi i prokurorit Blerim Igrishta për caktim te paraburgimit REFUZOHET

Po si mundet te arsyetohet ndalimi i gjyshit me vendim te prokurorit për 48 ore ?

Shkollat duhet te hapen !”