Dy drejtorë nga radhët e PDK-së janë liruar nga detyra në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Kështu thuhet në njoftimin e komunës.
Lirimi i tyre vije si rezultat i shkëputjes së PDK-së nga koalicioni me VV-në në të gjitha komunat e Kosovës.
NJOFTIMI:
Me kërkesë të drejtoreshës së Administratës, Antoneta Ejupi dhe drejtorit të Bujqësisë, Fatmir Rudari për lirim nga detyra, ata sot janë liruar nga këto detyra nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi.
Kryetari Bulliqi i ka falënderuar dy drejtorët për punën, kontributin dhe korrektësinë që kanë treguar përgjatë kësaj kohe sa kanë udhëhequr me këto dikastere, si dhe ju ka uruar suksese e mbarësi në angazhimet e tjera.
/LLAPI.INFO/