Ashtu siç kishte raportuar Llapi.info, Lirika Maliqi do të jetë sërish asambliste e Kuvendit të Podujevës nga radhët e VV-së, shkruan Llapi.info.
Vendi për Maliqin është liruar nga Adelinë Stublla, pasi kjo e fundit u emërua drejtoreshë e Shëndetësisë.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Maliqi në zgjedhjet lokale pati grumbulluar 262 vota.
Para Maliqit janë disa kandidatë tjerë që kanë më shumë vota, por për shkak të kuotës gjinore, Maliqi do të jetë edhe për një mandat këshilltare e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë./Llapi.info






