Rasti i 13 vjeçares e cila solli në jetë një foshnje në QKUK, ka nxitur reagime të shumta. Madje lindja e foshnjës nga ana e saj po konsiderohet si sinjal që institucionet e vendit të ndërmarrin masa për parandalimin e martesave dhe lindjeve të hershme.

Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, në një prononcim për Telegrafin, ka deklaruar se ky nuk është rasti i parë që ka ndodhur në Kosovë, dhe se ka me qindra raste të ngjashme.

13 vjeçarja e lindur në Elbasan por që tani jeton në Gjakovë, ka deklaruar se është e martuar, madje ka thënë se edhe babi i foshnjës është i mitur.

Martesat e hershme në mes të miturve, sanksionohen edhe me Kodin Penal ku theksohet se kushdo që martohet me një të mitur mund të dënohet së paku 5 vjet dhe më së shumti 20 vjet burgim.

Lidhur me rastin e 13 vjeçares, Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se së shpejti pritet të nis hetimet lidhur me këtë rast.

“Ne jemi ende në diskutim e sipër. Është rast pak më specifik, sepse kur janë të miturit në pyetje, ne jemi të kujdesshëm. Ne duhet të fillojmë hetimin gjithqysh…”, ka deklaruar prokurori Ibrahim Berisha.

13 vjeçarja solli në jetë foshnjën e saj të parë më datë 24 dhjetor 2018 në repartin e gjinekologjisë në QKUK. Foshnja e gjinisë femërore ka lindur në javën e 33 të shtatzënisë me peshë 1900 gramë dhe gjatësi 50 centimetra.