Lokale - eSIMy

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka votuar pak më parë. Ai ka thënë që shpreson që këto zgjedhje të prodhojnë stabilitet, siguri dhe qeverisje stabile.

“Shpresoj që këto zgjedhje do të prodhojnë stabilitet, siguri dhe qeverisje stabile”, ka thënë ai.

Të gjitha këto, sipas Limajt, vijnë nëse vazhdojmë të ndihemi krenar për të kaluarën.

“Duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecim në të ardhmen”, ka shtuar ai.