Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se në “Ditën e Veteranit”, kujtojmë qindra e mijëra veteranë jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm të cilët dhanë gjithçka që të jetësohet ëndrra shekullore e qytetarëve për ta pasur shtetin tonë.

Në këtë ditë, Limaj ka thënë se kujtojmë me respekt përpjekjet, sakrificën dhe angazhimin e të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për qytetarët e Kosovës.”Urime të gjithë veteranëve 30 dhjetori, Dita e Veteranit.

Mirënjohje dhe respekt për veteranët e UÇK-së”, ka shkruar Limaj. Limaj po ashtu ka kujtuar edhe sulmin e forcave ushtarake serbe mbi familjen e Adem Jasharit 27 vjet më parë.