Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për vendimin e djeshëm të Qeverisë në detyrë.
Ka thënë se vendimi i djeshëm, cenon rëndë të drejtat themelore të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.
Tha se kjo është hera e dytë që Qeveria në detyrë bënë shkelje të Kushtetutës.
“Institucioni më i lartë në Kosovë që ka bërë Gjykata Kushtetuese, praktikisht është suprimuar ose kemi ndërhyrje të vrazhdë nga Qeveria në ikje. Për momentin tim është gjendje e jashtëzakonshme”.
“Ne jemi të obliguar që t’i marrim në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Ajo që ka ndodhur dje, për përsëritjen e shkeljes së Kushtetutës dhe shumë më vrazhdë se herën e kaluar”.
“Ajo që ka ndodhur është marrje dhe grabitje e të drejtave të qytetarëve të Kosovës. Me një vendim arbitrar ka suspenduar kompetencat e Kuvendit, një vendim që nuk e ka më legjitimitetin e saj. Ne do duhej që sot si Kuvend për rekomandime për vetën tonë”, ka thënë Limaj.