Lokale - eSIMy

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak tha se kanë diskutuar për krijimin e parakushteve për rifillimin e dialogut dhe mundësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Limaj tha se nesër do të diskutojnë me kryeministrin Hoti për agjendën e takimit të 27 qershor në Washington.

“Ne sot patëm takim me Lajçak. Lajçak shpalosi idenë dhe angazhimin e tij për dialog Kosovë – Serbi dhe krijimin e parakushteve për të rifilluar dialogu. Temë ka qenë edhe liberalizimi i vizave, ku kërkuam që personalisht të angazhohet që Kosova sa më shpejtë ta marrë liberalizimin e vizave dhe tani e tutje besoj se do të kemi takime të rregullta Prishtinë-Bruksel dhe me palët e interesuara që të fillojë dialogu”, tha Limaj.