Lokale - eSIMy

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që pas një seancë maratonike votuan në lexim të dytë Projektligjin për Buxhetin.

Buxheti i miratuar, sipas kryetarit të Nismës i cili është në vlerë prej 2.3 miliardë eurosh jep më shumë mundësi për mirëqenie e zhvillim për vendin.

Limaj thotë se prioritet këtë vit i është dhënë fushave vitale si arsimit, shëndetësia dhe sundimit të ligjit.

Ai ka bërë me dije se rritje është paraparë edhe në investimet kapitale si parakusht për zhvillim më të hovshëm të vendit.

Në fund ai ka uruar qytetarët e vendit për miratimin e buxhetit.