Lideri Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka thënë se koha kur Albin Kurt, i ka folur e ka akuzuar secilin ka kaluar, por që sipas tij tashmë është koha që Kurti të nis projektet dhe punët që i ka premtuar.
Ai ka thënë se nuk ka akuzuar e ofenduar Kurtin, në seancën kur është zgjedhur Kryeministër, por që sipas tij vetëm e ka sugjeruar atë se çfarë duhet të bëjë.
“Së pari një pjesë e këtrye kanë qenë sygjerime, jo kritika. Të marrësh një detyrë shtetërore është një situatë krejt tjetër, nuk mund të sillet si i pa përgjegjshëm duke mos dhënë llogari. Duhet kujdes në fjalë, sjellje e tema, sepse Kryeministri ndërton qëndrim shtetëror në dobi apo dëm. Duhet me heq dorë nga gjuha e urrejtjes dhe përçarjes t`i përvjel mëngët dhe të punon”, ka thënë Limaj.