Zëdhënësi i Presidentit të Këshillit Evropian, Barend Leyts, ka bërë publike konkluzionet përfundimtare për Ballkanin Perëndimor.

Në këto konkluzione, nuk përmendet fare liberalizimi i vizave për Kosovën, por vetëm bëhet fjalë për zgjidhjen dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Këshilli Evropian rikonfirmon urgjencën e arritjes së përparimit të prekshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht dialogun Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në konkluzionin përfundimtar për Kosovën.