Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Podujevë, ka shtruar iftar për strukturat e partisë, shkruan Llapi.info.
Prezentë në këtë iftar përveç qindra anëtarëve të partisë, ishte edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka falenderusr strukturat partiake për kontributin e tyre që e japin për Lëvizjen Vetëvendosje.
Shkrimi i plotë;
Iftar me strukturat e Lëvizjes
Sonte kemi organizuar iftar të përbashkët me strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Podujevë, mysafir për të na nderuar kishim edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Me këtë rast shfrytëzova edhe rastin t’i falënderoj për kontributin e vazhdueshëm për organizatën dhe ju dëshirova agjërim të lehtë e të pranuar të Zoti!






