Lokale - eSIMy

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e VV, Albin Kurti ka qëndruar sot në Podujevë me ç’rast ka ftuar qytetarët e Podujevës që të votojnë numrin 35 të kësaj lëvizje, shkruan Llapi.info.

Kurti tha se me VV do të sundoi vullneti i popullit dhe jo dëshirat e politikanëve duke thirrur që të votohet kjo parti. Ai gjatë qëndrimit në Podujevë tha se tani është koha të bëhet ndryshimi i duhur me fitoren e partisë së tij.

Ai gjithashtu përmendi edhe disa pririoritete të kësaj partie të cilat synon që ti përmbush gjatë mandatit qeverisës të tij.

Në këtë tubim gjithashtu morën pjesë edhe disa kandidatë për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës Saranda Bogujevci me numër 96 tha se burrat dhe gratë në VV anë punuar pa u lodhur asnjëherë në shërbim të këtij vendi.

Bogujevci tha se LVV do të siguroi planin për banimin e përballueshëm dhe banimin social ku sipas saj pririoitet do tu ipet nënave vetushqyese. Ajo gjithashtu ka përmendur edhe disa pririoritete të kësaj partie.

Në këtë tubim gjithashtu mori pjesë edhe kandidati Ajet Potera i cili tha se me Lëvizjen Vetëvendosje do tu kthehet dinjiteti qytetarëve të Kosovës.

Potera tha se tani është koha që tu tregohet vendi atyre që keqpërdorin detyrat e tyre në dëm të qytetarëve.

Njëjtë foli edhe kryetari i degës së VV në Podujevë, Bajram Ajeti i cili po ashtu kritikoj qeverisjen lokale duke quajtur “autokrat” kryetarin e Podujevës Agim Veliun pasi që sipas tij, nuk mund të punësohesh askund nëse nuk je në partinë e tij.

Për më shumë, ndiqeni videon LIVE të Llapi.info.