Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka lëshuar seancën e thirrur nga opozita, ku po diskutohej për kontratat njëburimore të nënshkruara në peridhën e Qeverisë Kurti.

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, para deputetëve tha se po e lëshojnë sallën për arsye se sipas saj, opozita nuk po dëshiron të ballafaqohet me fakte dhe po kalon në fyerje e ofendime ndaj pozitës.

“Prej fillimit kur e kanë vendosë kërkesën e deri te debati fyerjet e ofendimet prej foltores, deputetja që e ka nënshkru ftesën për këtë seancë na quajti hajna, shpifësa të korruptuar çdo gjë. Nëse jemi gjitha ato të mësipërmet sipas deklarimit të saj, atëherë ky institucion nuk është vendi. Dinë ku e kanë vendin me i dërgu faktet për hajni, shumë mirë që këtu kur po paraqiten faktet nuk po iu pëlqejnë mbi përqindjen e shpenzimeve të kontratave njëburimore në kohën kur kanë qeverisë. Në qoftë se nuk dojnë të ballafaqohen me fakte, ne për cili po shahet e po fyhet më shumë nuk jemi. Prandaj në emër të Grupit Parlamentarë të Vetëvendosjes deklaroj se ne e lëshojmë këtë seancë dhe nuk kemi absolutisht asnjë arsye me vazhdu“, tha Kusari – Lila.