Lokale - eSIMy

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, ka kërkuar nga Policia e Kosovës hetim të Komunës së Prishtinës, për siç thuhet në njoftim të dyshimtë ekonomik, që përfshin edhe keqpërdorimin e parasë publike, njofton Klankosova.tv.

Në lidhje me këtë ka folur asamblisti i VV-së, Arianit Beqiri, i cili thotë se gjatë kohës sa ishte Shpend Ahmeti në krye të komunës së Prishtinës, në ditët e fundit ka bërë licencimin e disa taksive duke shkelur një mori rregullash, sipas tij.

“Prej fillimit kur e kemi marrë mandatin në komunë e Prishtinës si asamblistë, qytetarët kanë pritur ndryshim, dhe në një moment kur kanë filluar të dëshpërohen, kanë ardhur të ankohen për problemet, janë ankuar te ne dyshojnë për një kohë gjatë fundvitit të kaluar, qeverisja e Shpend Ahmetit bën licencimin e disa taksive duke shkelur një mori rregullash”, është shprehur Beqiri.

“Është e çuditshme që brenda ditës të licencohen 15 taksi në Komunën e Prishtinës, teksa që 20 vjet janë ndarë vetëm 11 licenca”.

“Ne duke pasur parasysh këtë me juristët tanë, e kemi dërguar te policia, te krimet ekonomike”.