Është kompletuar kabineti qeveritar në Komunën e Podujevës me emërimin e drejtorit të Urbanizmit për mandatin e ri katërvjeçar, raporton Llapi.info.
Siç ka mësuar Llapi.info, në krye të kësaj drejtorie është emëruar Leutrim Krasniqi.
Emërimi i tij është bërë këto ditë nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Krasniqi me profesion është gjeograf./Llapi.info






