Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thirrur takim të krerëve të institucioneve dhe delegacionit shtetëror ku janë diskutuar dy gjëra, çështjet përfundimtare për platformën, dhe letra e SHBA-së.
“Natyrisht ne jemi para përfundimit kemi një draft të fundit, sot i kemi edhe disa diskutime, pres që ndoshta të premten ta dorëzojmë zyrtarisht, pra nuk ka ndonjë befasi; diskutuam edhe njëherë që t’u dorëzohet një draft edhe krerëve. Nuk pati ndonjë mospajtim. Në pjesën tjetër ishte më shumë njoftim i kryetarit të Kuvendit që dëshiroi zyrtarisht të njoftojë dhe të marrë konfirmimin nga të gjithë se a e kanë parë letrën nga SHBA-së”, tha bashkëkryesuesi i dialogut, Shpend Ahmeti.






